Në Brazil janë të bindur: Ancelotti do të jetë trajneri i ri
Carlo Ancelotti është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.
“ESPN Brasil” raporton se trajneri i Realit të Madridit ka pranuar që të marrë drejtimin e “Seleçao”, duke nisur që nga korriku i ardhshëm dhe do të firmosë një kontratë deri në gushtin e vitit 2026, kohë kur përfundon Kampionati Botëror i ardhshëm që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Lojtarët e Realit janë informuar për vendimin që ka marrë tekniku italian, kontrata e të cilit me klubin spanjoll skadon në qershor të vitit 2024.
KOHA JONË SONDAZH

