Në ditën kur u bë futbollisti me më shumë tituj, Dani Alvesh rrezikon Botërorin

Dani Alvesh rrezikon që të mos ta shohim në Kupën e Botës. Mbrojtësi i djathtë i PSG-së u dëmtua në gjurin e djathtë gjatë finales së Kupës së Francës, të fituar 2-0 përballë ekipit inferior Les Herbiers.

Braziliani, i detyruar të braktiste fushën e lojës, arriti gjithsesi të ngrinte trofeun së bashku me shokët e tij, duke regjistruar edhe një rekord personal me fitimin e titullit të 40 në karrierën e tij të pasur, përfshi këtu edhe dy trofetë e Kupës Nordest në Brazil, duke u bërë kështu futbollisti me më shumë trofe në botë.

Minuta e 79 rezultoi thuajse “fatale” për Dani Alvesin, i cili pas një tentative për të ushtruar presing ndaj kundërshtarit Rocheteau, u plas në tokë! Pa asnjë kontakt fizik, por një mbështetje e gabuar e këmbës dhe gjuri i djathtë “e la në baltë”. Trajneri Tite nuk i humbet shpresat, por kryqëzon gishtërinjtë në pritje të përgjigjes përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?