Në Itali ”ndalon frymëmarrja”, luhet Inter-Juventus

Italia “mban frymën” mbrëmjen e sotme, pasi në Milano do të luhet derbi Inter-Juventus. Mbrëmjen e sotme, të dy ekipet vijnë me objektiva të ndryshme, por që fitorja është thuajse detyrim si për zikaltrit, ashtu edhe për bardhezinjtë.

Interi luan për një vend në zonën Champions, që do të shpëtonte sezonin dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të komplikonte arritjen e këtij objektivi për skuadrën e Spallettit.

Nga ana tjetër, edhe Juventusi nuk është në një moment aspak të mirë, sepse pas eliminimit nga Championsi, regjistroi dy rezultate negative radhazi, barazimi në transfertë ndaj Crotones dhe humbja në shtëpi ndaj Napolit, duke bërë që beteja për titullin kampion të jetë tërësisht e hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket bilancit të përballjeve mes dy skuadrave, është pikërisht Juventusi që regjistron më shumë fitore, por në “San Siro”, dominon Interi, që në të shumtën e rasteve ka dalë triumfues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?