FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Slloveni shënohet një gol që po bën xhiron e botës (VIDEO)

Nino Kouter, mesfushori slloven i lindur në vitin 1993, ka shënuar një gol spektakolar te skuadra e Mura 05. Ai kontrolloi mjaft mirë topin, dhe më pas me një veprim të bukur teknik e dërgoi topin në rrjetë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit në Slloveni, Kouter shënoi dy gola, por bëri bujë në gjithë botën me golin e dytë të shënuar në suksesin 5-1 ndaj Domzales.

Pas dy barazime në dy javët e para Mure 05 arrin që të marrë fitoren e parë në kampionat duke shkuar në kuotën e 5 pikëve, dy më pak se Maribori, të cilët kanë marrë dy fitore dhe një barazim deri më tani. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?