Në Spanjë e cilësojnë skandal, ylli i Barçës dënohet 4 ndeshje

Serxhio Roberto është dënuar 4 ndeshje, për përjashtimin e tij nga fusha me karton të kuq, kundër Real Madridit, në “El Classico” e fundit. Sipas raportit të kryesorit të asaj ndeshjeje, Hernandez Hernandez, Serxhio Roberto mori karton të kuq për “goditjen e kundërshtarit me krahun e tij, me përdorimin e forcës së tepërt, duke mos qenë në distancë nga loja”.

Pra, lojtari i Barçës nuk do të luajë më për këtë sezon. Ai do të humbasë ndeshjet e fundit të La Liga-s ndaj Vijareal, Levante dhe Real Sociedad, si dhe ndeshjen e parë të Superkupës Spanjolle, kundër Sevijas. Sipas vendimit të Disiplinës, lojtari ka shkelur nenin 98.1 të Kodit Disiplinor të RFEF, ndaj aplikohet edhe një gjobë prej 1400 eurosh ndaj klubit katalanas dhe 3005 euro për vetë lojtarin, në zbatim të neneve 52.3 dhe 52.4 të të njëjtit tekst.

Mediat katalanase e kanë cilësuar si një skandal këtë dënim, ndërkohë që blaugranët kanë vendosur që ta apelojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?