Nedim Bajrami shënon golin e parë në Seria A, por Empoli i tij humbet (VIDEO)

Nedim Bajrami konfirmon formën fantastike edhe te Empoli. Mesfushori i Kombëtares sonë gjeti golin e parë në Seria A, por sërish nuk mundi të shmangte humbjen e ekipit të tij ndaj Venezias.

Bajramit ju besua 11-metërshi dy minuta nga fundi i ndeshjes. Ai goditi në cepin tjetër nga ku u hodh portieri, por koha ishte e pamjaftueshme që Empoli i tij të shënonte një tjetër gol.

Nedimi zhvilloi dy ndeshje shumë pozitive me Shqipërinë, ndërkohë që dhe me Empolin spikati dhe ndaj Juventusit. Me Empolin aktivizohet edhe Ismajli, por sot doli në pjesën e dytë nga fusha. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Empoli 1-2 Venezia | Venezia get their first win of the season!| Serie A 2021/22

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?