Nejmar flet për sherrin me Kavanin dhe tregon si lindi miqësia me Mesin
Nejmar, i intervistuar nga “Tv Globo” në Brazil, ka folur për herë të parë për marrëdhëniet me shokun e tij të ekipit, Edinson Kavanin, me të cilin ka patur një zënkë për goditjen e një 11-metërshi në ndeshjen kundër Lyonit.
“Po, kemi kaluar një moment tensioni, një lloj fërkimi, por e zgjidhëm gjithçka shumë shpejt. Tri ditë më vonë u ulëm dhe folëm gjatë me njëri-tjetrin. Jemi dy futbollistë të mëdhenj por edhe njerëz. Disa gjëra zgjidhen pa qenë nevoja e ndërhyrjes së të tjerëve. Mendoj se kjo çështje është ekzagjeruar, njerëzve u pëlqen t’i zmadhojnë gjërat dhe kjo shërben për të tërhequr vëmendjen.”
Nejmar foli edhe për miqësinë me Lionel Mesin, e nisur në pushim të një ndeshjeje në vitin 2013.
“Më pa duke qarë, sepse nuk kisha zhvilluar një pjesë të parë të mirë. M’u afrua dhe filloi të më fliste: Duhet të jesh vetvetja, luaj ashtu siç di dhe mos u frikëso”, u shpreh Nejmar.
KOHA JONË SONDAZH

