Nejmar i shkruan Iniestës: Të adhurova nga larg, u dashurova me futbollin tënd!
Dje Andres Iniesta i ka dhënë lamtumirën Barcelonës, duke sjell reagime të shumta të personazheve të futbollit. Në mesin e tyre është edhe Nejmar, i cili ka luajtur së bashku me të te katalanasit.
“Maestro, jam i nderuar që kam kaluar një pjesë të karrierës me ty te Barcelona. Më parë ju kisha admiruar nga larg. Pasi kam ardhur afër teje unë u dashurova me futbollin tënd dhe më shumë e personin që jeni jashtë fushës së blertë…
Unë gjithmonë do t’u them miqve të mi, fëmijëve dhe familjes se kam pasur kënaqësinë të festoj golat dhe trofetë në një skuadër me ty.
Barcelona ju falënderon, ju falënderojnë edhe të gjithë ata që e dashurojnë futbollin. Ju falënderoj edhe unë për gjithçka që keni bërë! Shumë fat në jetën tuaj, gjithmonë. Përqafime CAPI!” – shkruan në Instagramin e tij sulmuesi brazilian.
KOHA JONË SONDAZH

