Nejmar tremb tifozët e PSG para ndeshjes me Realin
PSG fitoi dje me rezultatin 1-0 Toluzës, teksa Nejmar ishte sërish vendimtar duke shënuar, por edhe u dëmtua. Në prag të ndeshjes në Champions ndaj Realit, me siguri që braziliani do të kishte shpresuar të kalonte një fundjavë më të qetë.
Braziliani i ka dokumentuar goditjet e marra me një fotografi të postuar në rrjetet sociale me kaviljet e fashuara.
Një postim ky që duhet të ketë trembur tifozët e PSG para super sfidës europiane, por komenti i “O Ney” ka qenë optimist: Nuk ka kënaqësi pa dhimbje.
KOHA JONË SONDAZH

