“Nëse më merr në telefon, nuk i përgjigjem”, Presidenti i Federatës Franceze lë nam me Zidane por i kërkon falje

Një ditë pasi rinovoi kontratën e trajnerit Deschamps për të qëndruar te “Gjelat“ deri në vitin 2026, Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët bëri një deklaratë të papritur për Zinedine Zidane duke bërë që shumë personazhe të futbollit francez dhe jo vetëm të shpërthejnë ndaj tij.

“Nëse ai do të më merrte në telefon, as nuk do të përgjigjesha”-ka thënë numri një i futbollit francez duke theksuar se nuk i interesonte aspak nëse Zidane do të merrte drejtimin e Kombëtares së Brazilit.

Këto deklarata kanë bërë që të shpërthejnë kritikat, ku një e tillë nuk ka munguar as nga sulmuesi Kylian Mbappe. “Zidane është Franca, nuk mund të mos respektosh një legjendë si ai”, shkruan lojtari i PSG-së në Tëitter ku bashkë me të kanë qenë të ashpër edhe shumë lojtarë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas reagimeve të shumta ka ardhur dhe ndërhyrja e Noël Le Graët i cili kërkon ndjesë dhe thotë se deklarata e tij është keqkuptuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dëshiroj të kërkoj falje personale për këto komente të cilat absolutisht nuk pasqyrojnë mendimet e mia, as konsideratën time për lojtarin që ai ishte dhe trajnerin që ai është bërë”, u shpreh numri një i futbollit në Francë.

Një ndjesë publike kjo që tashmë është në dorë të Zidane nëse do e pranojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?