FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nestor Pitana do të gjykojë finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë

Franca dhe Kroacia të dielën në orën 17:00 do të luajnë finalen e madhe të Kupës së Botës. FIFA tashmë ka zbuluar edhe se kush do të vendos drejtësi në duelin më të shumëpritur.

Bëhet fjalë për Nestor Pitanën, i cili ka gjykuar edhe sfidën hapëse të Botërorit mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Arbitri argjentinas ka gjykuar 4 ndeshje deri tashmë në Rusi teksa përvec duelit të parë ka vendosur drejtësi edhe në  Meksikë-Suedi, Kroaci-Danimarkë dhe Uruguai-Francë. Pitana është një ndër arbitrat që ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke mos gabuar në asnjë nga vendimet e tij, ndërkohë që shquhet si një gjyqtar shumë karizmatik, pasi i sqaron lojtarët për çdo rast. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?