FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar është i palumtur në Paris, braziliani i penduar për largimin nga Barcelona

Neymar, futbollisti brazilian i Paris SG, ndjen keqardhje për largimin e tij nga Barcelona. 25-vjeçari në një rrëfim për njerëzit e tij të afërt e ka pranuar se ka gabuar kur vendosi të linte katalanasit për Paris SG. Jeta në Francë nuk është ashtu siç braziliani e priste. Metodat e trajnerit Emery gjithashtu janë të papëlqyeshme.

Pas largimit polemizues nga Barcelona dhe firmës me Paris SG në shkëmbim të 222 mln eurove të paguara nga klubi francez, Neymar duket se është i pakënaqur me klubin dhe njëkohësisht qytetin. Siç bëhet e ditur nga programi “The Goal” Neymar ka lënë klubin për të shkuar përkohësisht në Barcelonë e për tu çmallur me qytetin dhe shokët e tij.

Të njëjtat burime tregojnë se futbollisti brazilian, i cili ka patur probleme në dhomat e zhveshjes te Paris SG me shokë të skuadrës dhe disa veteranë në këtë klub, është gjithashtu i palumtur me metodat e Unai Emery, trajnerin e tij te francezët. Familja e tij, shokët dhe të tjerë persona rrëfejnë se ai nuk ndjehet mirë në Paris, një qytet që s’ka lidhje me Barcelonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu mund të justifikohen edhe udhëtimet e tij të shpeshta drejt rajonit katalanas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?