FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar i përgjigjet interesimit të Real Madridit

Neymar ka kundërshtuar sërish zërat që e lidhin me një transferim të mundshëm nga PSG-ja te Reali i Madridit, ndërsa ka treguar se ndihet mjaft i lumtur në kryeqytetin francez.

Nga Doha, ku PSG-ja është për një turne festiv, Neymar është shprehur se synon të fitojë “Topin e Artë”, si një nga objektivat e tij më të rëndësishëm.

Jam shumë i lumtur te PSG-ja. Po luajmë mirë dhe po arrijmë rezultatet, ndërsa personalisht mund të them se jam përshtatur më shpejt nga sa e mendoja. Synoj të fitoj ‘Topin e Artë’, por e di se është shumë e vështirë. Duhet të fitoj me skuadrën fillimisht, pastaj edhe Botërorin. Nëse triumfojmë në Rusi me Brazilin, por edhe në Champions me PSG-në, atëherë besoj se të tjerat vijnë vetë”, u shpreh braziliani që u transferua nga Barcelona në Paris këtë verë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?