Neymar sërish në telashe për shkak të festave të shfrenuara në shtëpi

Neymar është përfshirë në telashe të reja jashtë fushave. Sulmuesi i PSG-së është ka probleme me fqinjët e tij në qytetin e Bougival, duke pasur dhe kritika nga kryebashkiaku Luc Wattelle.

Sipas gazetës “Le Parisien”, politikani denoncoi shqetësimin e shkaktuar nga festat e zhurmshme që futbollisti i PSG-së organizon në shtëpinë e tij.

Gazeta e lartpërmendur siguron se festa e fundit e brazilianit ka qenë më 5 shkurt, kur ka festuar 31-vjetorin e lindjes. Muzika e lartë ka zgjatur nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, gjë që ka bërë që fqinjët të thërrasin njoftojnë policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ishte vetëm zhurma. Ishte jashtëzakonisht e bezdisshme”, tha Wattelle për “Le Parisien”. Ai siguroi gjithashtu se majin e kaluar Neymar organizoi një festë që zgjati deri në 5 të mëngjesit për të festuar titullin e PSG-së në Ligue 1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku i Bougival siguroi se ligjet e qytetit nuk mund të bëjnë shumë për të penguar festat e brazilianit, i cili, për shkak të pasurisë së tij, mund të paguajë lehtësisht gjobat.

Neymar moves into sprawling mansion near PSG training ground | The Guardian  Nigeria News - Nigeria and World News — Sport — The Guardian Nigeria News –  Nigeria and World News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?