Nga fusha e futbollit në prokurori, derbi i Italisë nuk përfundon kurrë

Kanë kaluar dy ditë nga derbi i Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit të zhvilluar të dielën por episodet e dyshimta që u krijuan gjatë 90 minutëshit do ta bëjnë këtë sfidë të mos përfundojë kurrë.

Te Inter nuk mund ta përtypin kartonin e dytë të verdhë të munguar për Panjiç, por ajo që i inatos më shumë sesa vendimet e gabuara të Orsatos është bërë sjellja e gjyqtarit të 4-ët, Paolo Tagliavento, i cili në zonën miks të stadiumit( vendin ku jepen intervistat) ka shkëmbyer disa fjalë me trajnerin e Juves Allegri të cilat lënë vend për interpretim, ndërkohë është kapur edhe një tjetër video ku Tagliavento flet me Orsaton në kufje në momentin e golit të barazimit 2-2 të Juventusit dhe i thotë fitojmë ne shtesë, edhe pse asgjë nuk dëgjohet qartë dhe ka shumë gjasa që gjyqtari t’i ketë thënë kryesorit, sa minuta shtesë do të akordojmë.

Polemikat për derbin e Italisë nuk kanë fund pasi prokuroria e ligës italiane të futbollit ka kërkuar të shikojë me imtësi këto dy video që po bëjnë xhiron e botës dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. E sigurtë është Inter-Juve nuk përfundon asnjëherë pasi rivaliteti mes tyre vazhdon edhe përej fushës së blertë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?