FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga “hirushja” e Superliges, Luftëtari turpërohet në Europa League për 45 minuta

Luftëtari ka debutuar në mënyrën më të keqe të mundshme në Europa League. Skuadra gjirokastrite është mposhtur në sfidën e parë në eliminatoret e Europa League 5-0 nga ekipi letonez, Ventspils.

Skuadra e drejtuar nga Kostic i pësoi të gjitha golat në 45 minutat e para, ndërkohë që në pjesën e dytë letonezët toleruan duke mos i ndëshkuar më. Ylli i ndeshjes ishte sulmuesi Akinyemi, i cili shënoi 4 nga 5 golat e skuadrës së tij, teksa njërën prej tyre nga pika e bardhë.

Golin tjetër e shënoi Aiyegun po me penallti në fundin e pjesës së parë. Sfida e kthimit do të jetë thjeshtë formalitet për letonezët që eliminojnë lehtësisht Luftëtarin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?