Nga India në Durrës, peripecitë e dy vogëlushëve që morën pjesë në Kampionatin Botëror të Shahut

Prej disa ditësh në një prej resorteve në plazhin e bukur të Golemit u zhvillua Kampionati Botëror i Shahut, me pjesëmarrjen e 400 fëmijëve nga 40 vende të Botës.

Nga India e largët e Sri Lanka mbërritën disa konkurentë. Midis konkurentëve ishin edhe dy vogëlushë së bashku me baballarët e tyre Ishahan Kanuja, 7 vjeç dhe Rathin Dinesh. Ata janë lojtarë që kanë marrë pjesë në disa turne e kampionate në shtete të ndryshme të botës përveç Indisë ata kanë konkurruar në Sri Lanka, Rusi, Kazakistan etj.

Prindërit thonë se kanë ardhur me mjaft vështirësi për shkak se në Indi nuk kishte ambasadë shqiptare që të pajiseshin me vizë. Pasi kanë mbërritur në Abu Dabi është bërë i mundur kontaktimi me palën shqiptare për t’u pajisur me vizë. Sipas tyre, gjithçka ja ka vlejtur jo vetëm sepse fëmijët konkuruan e morën pjesë në gara, por sepse njohën edhe një vend të bukur si Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Durrës janë mirëpriur e janë shumë të kënaqur gjatë ditëve që po qëndrojnë këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretarja e Federatës Shqiptare të Shahut Majlinda Bilci tha se Kampionati e arriti qëllimin e tij, jo vetëm sepse u zhvillua me pjesëmarrje të gjerë, por shërbeu si një mundësi e artë e promovimit të turizmit në Shqipëri.

Në 29 prill, në mbrëmje, u mbyll Kampionati Botëror i Shahut, i cili përveçse solli për herë të parë lojtarë nga e gjithë bota promovoi edhe vlerat e mikpritjes shqiptare dhe turizmin e Adriatikut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?