Nga Morata te Marsial, Juvja me sytë në Premier League këtë verë

Alvaro Morata u transferua në verë tek Çelsi për 80 milionë euro, por e ardhmja e tij nuk është e qartë edhe për shkak të largimit të Kontes. Ai mund të rikthehet sërish në Itali, teksa kjo ide shihet si mjaft e mirë edhe nga bashkëshortja e tij, Aliçe Kampelo. Skuadra më e interesuar duket se është Juventusi, që e sheh zëvendësuesin ideal të Mandzukiç, i cili pritet që të largohet gjatë kësaj vere. Gjithsesi për t’u realizuar ky operacion, duhet që Morata të heqë dorë nga paga e lartë e tij prej 9 milionë eurosh.

Duke mbetur në Angli, Juventus duket shumë pranë transferimit të Darmian, i cili pritet që të firmosë një kontratë 4-vjeçare me 2 milionë euro në sezon. Bardhezinjtë ndërkohë te Junajtid po negociojnë ehe për Marsial, i cili është në krye të listës edhe para Moratës. Kampionët e Italisë janë të gatshëm që të investojnë 50 milionë euro për të marrë shërbimet e tij, por duhet që të mposhtë dhe konkurrencën e Bajernit që kërkon zëvendësues për Riberi dhe Roben./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?