Ngoo mbërrin në Tiranë, takohet me presidentin Halili

Michael Ngoo është rikthyer te Tirana më në fund, pas tratativash të gjata me presidentin Refik Halili, i cili më në fund u bind t’i jepte pagën e kërkuar sulmuesit dhe u arrit marrëveshja për një vit.

Sulmuesi anglez ka mbërritur paraditen e sotme në Tiranë dhe ka vizituar zyrat e klubit bardheblu në stadiumin “Selman Stermasi”. Atje ai ka takuar presidentin Refik Halili, i cili i ka uruar suksese dhe ka thënë tre fjalë shqip, të cilat i ka mësuar nga tifozët dhe këngët që ka dëgjuar gjatë tre viteve në Tiranë.

Sot Ngoo do e lërë Tiranën dhe do i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në Pogradec për të nisur fazën përgatitore. Ai nuk luan prej kohësh dhe Shehin e pret një sfidë e madhe për të kthyer anglezin në formën e dikurshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?