Nipi i Muhamed Ali debuton me fitore, u ngjit në ring me pantallonat e tij
Nico Ali Walsh, nipi i legjendës së boksit, Muhamed Ali, ka fituar ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist. 21-vjeçari hodhi “knock out” kundërshtarin e tij, Jordan Weeks, në një përballje ku u ngjit në ring me pantallonat që mbante gjyshi i tij në vitet ’60. “Sa i përket presionit, për mua ai ishte thjesht gjyshi. Ka qenë boksieri më i madh në histori, ndoshta edhe njeriu më i mirë”. Ai bëri me dije se pantallonat që përdori në ndeshjen e tij të parë si profesionist, nuk do t’i përdorë më.
KOHA JONË SONDAZH

