FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis sot sezoni i ri në Superiore, Partizan sfidon kampionët në fuqi

Sezoni i ri në Kategorinë Superiore nis me një super ndeshje mes Teutës dhe Partizanit. Kampionët e Shqipërisë kanë ndryshuar shumë nga edicioni i fundit megjithatë Edi Martini kërkon të ripërsërisë suksesin e sezonit të kaluar.

Partizani në krahun tjetër ka bërë ndërhyrje të rëndësishme në merkato duke afruar ish-lojtarin e Kombëtares, Ergys Kaçe, i cili nuk do ta nis sfidën nga fillimi. Në mesfushë pritet të luajnë Rrapaj, Murataj dhe Herald Marku, ndërkohë që sulmi do i besohet trinomit Tedi Cara, Stenio Junior dhe Lucas Cardoso.

Sezonin e kaluar tri nga katër ndeshjet u mbyllën në barazim, ndërkohë që dueli i fundit u mbyll me triumfin e “Të Kuqve” 1-0 me një gol të Çinarit. Ndeshja do të nis në orën 19:45 dhe do të luhet në impiantin  “Elbasan Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?