FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një 19-vjeçar refuzon kampionët e Shqipërisë

Nëse do të bëhej fjalë për një vit më parë, nuk do të kishte asnjë lojtar shqiptar të moshës 19-vjeç që të refuzonte Skënderbeun. Por, situata aktuale e klubit korçar i ka detyruar të rinjtë që të refuzojnë të veshin fanellën e tetë herë kampionëve të vendit.

Bëhet fjalë për të vëllain e Suad Sahitit, mbrojtësit që Skënderbeu e shiti në Greqi një muaj më parë. Emiri, vëllai më i vogël i Suadit, i cili luan për Shqipërinë U-21, është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me maqedonasit e Rabotniçki-t.

Pas aventurës në Maqedoni, i riu u transferua në Kroaci për provë te Dinamo Zagreb. Por, atje e refuzuan duke mos i dhënë kontratë. Në të njëjtën kohë Skënderbeu kërkoi që të firmosë me të riun, por që ky i fundit mësohet se ka refuzuar të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emir Sahiti luan me këmbën e majtë, duke u pozicionuar në rolin e sulmuesit të krahut. Në Shqipëri lojtarët që luajnë me këmbën e majtë janë të vështirë të gjenden, ndaj dhe Skënderbeu është duke ngulmuar që të afrojë djaloshin që luan për ekipin Shpresa të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miqësorja – Sot korçarët do të luajnë testin e radhës. Miqësorja do të jetë kundër ekipit të Kategorisë së Parë, Besës së Kavajës. Takimi do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, teksa trajneri Orges Shehi do të ketë mundësi që të vëzhgojë grupin për të korrigjuar gabimet për ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë që do të luhet më 12 gusht kundër Laçit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?