Një formacion i plotë i kombëtares në merkato, zbuloni 11 emrat …

Futbollistët shqiptarë si çdo sezon janë në qendër të merkato për shkak të mungesës së hapësirave në ekipet e tyre respektive me të cilët kanë lidhur kontratë sezonin e kaluar. Janë 11 futbollistët që kërkojnë skuadër të re, ose po mendojnë të ndryshojnë ambientin, dhe do të jenë padyshim një problem më shumë për trajnerin Panucci, i cili gjithmonë ka shprehur pakënaqësi për faktin se një pjesë e mirë e futbollistëve shqiptarë nuk aktivizohet me ekipet e tyre në Europë.

Duke nisur nga porta, ku pas eksperiencës me Laçin në Europa League, Gentian Selmani po pret një ofertë të përshtatshme nga ligat jashtë vendit. Majin e kaluar 20-vjeçari u grumbullua nga trajneri Panuçi për miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën. Pas aventurës ndërkombëtare, Selmani është në pritje ndërsa javë më parë janë përfolur alternativa në Itali, Gjermani apo edhe Francë. Në mbrojtje mbeten problematike situatat me thuajse të gjithë repartin. Ivan Balliu, i cili është aktivizuar në France me Metz i është ofruar klubit të Malagës në Spanjës, që vlerëson përfshirjen e tij të mundshme shkruan “Malagahoy.es”. Balliu i formuar në akademinë e Barcelonës, ka edhe një vit kontratë me ekipin francez, i cili edhe pse e ka konsideruar të rëndësishëm 26-vjeçarin, nuk i ka ofruar një kontratë të re dhe ai mund të largohet verën e ardhshme, pasi është i lirë.

Ndërkohë Arlind Ajeti, i cili në sezonin e fundit u huazua te Crotone ku tregoi një nivel të lartë mund të transferohet në Poloni. Torino, që zotëron kartonin e tij nuk e ka në plane mbrojtësin e Shqipërisë dhe ai është lidhur me një kalim te Legia Ëarsaë. Mbrojtësi kryesor i ekipit të polakëve duket se do të transferohet në Turqi dhe largimi i tij do t’i hapë derën Ajetit të bashkohet me Legia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mërgim Mavraj është pa kontratë pas largimit nga Hamburgu, ndërsa emri më i fundit në skenë që interesohet për mbrojtësin 32-vjeçar është Hanoveri. Në qendër të mbrojtjes dilema ka edhe për Berat Gjimshitin, i cili u rikthye te Atalanta, por pritet të largohet, me Sassuolon që iu shtua listës së pretendentëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krahun e majtë mbetet problematike çështja e Naser Alijit, që vazhdon të jetë pa skuadër. Nëse situata vazhdon e tillë, një tjetër pauzë e gjatë pa ekip, pas asaj që ndodhi në largimin nga Kaizerslautern te Virtus Entela, mund të ndikojë negativisht për karrierën e 24-vjeçarit.

Në mesfushë janë situatat e Astrit Ajdareviç i lënë jashtë skuadrës nga trajneri i AEK-ut, me mesfushorin që duhet të gjejë një tjetër ekip për të vazhduar karrierën. Në kërkim të një klubi është edhe Keidi Bare pas përfundimit të kontratës me Atleticon e Madridit, me talentin fierak që pritet të shqyrtojë alternativat.

Ndërkohë, Valon Ahmedi synon të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë, për t’u larguar nga Maribori në Slloveni drejt një lige më të fort europiane. Në sulmin e kuqezinjve që janë në merkato ndodhen dy prej yjeve shqiptarë të këtij reparti. Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi. Sadiku vijon përgatitjet me Levanten, megjithatë sinjalet nga ligat e tjera nuk kanë munguar, me ekipet turke që duken në “pole”. Gjithsesi, në fund nuk përjashtohet që klubi spanjoll dhe bomberi të vazhdojnë bashkëpunimin. Në Turqi, Sokol Cikalleshi është në pritje të një oferte të mirë, për tu larguar nga Osmanlıspori që në këtë sezon do të militojë në ligën e dytë. Synimi i sulmuesit është të luajë në elitë dhe shpreson që në muajin në vazhdim situata e tij të zgjidhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?