Një gjerman vendos drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Turqi

Shqipëria do të nisë edicionin e eliminatoreve të Europianit 2020 ditën e premte, me sfidën përballë Turqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45.

Kombëtarja kuqezi ka filluar grumbullimin që mbrëmjen e të dielës, ndërsa që nga e hëna në mesditë, kanë nisur edhe seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci.

Sot UEFA ka njoftuar edhe listën e arbitrave që janë përzgjedhur për të vënë drejtësi në sfidën e Shkodrës dhe bëhet fjalë për një 4-she gjyqtarësh nga Gjermania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu kryesor do të jetë Tobias Steiler, ndërsa asistentë të tij do të jenë Mike Pickel dhe Christian Gittelman, me Christian Dingert si gjyqtar të katërt. Kjo nuk është hera e parë që ai arbitron në Shqipëri, pasi në 9 korrik të vitit 2015 ka arbitruar ndeshjen Partizani-Stromsgodset, të fituar 1-0 nga ekipi norvegjez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?