Një kenian për titullin kampion, Kahata: Tirana, i fiton ndeshjet e mbetura

Ndeshja Elbasani-Tirana do të luhet në Pogradec, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën na ora 14:00 dhe shkak për këtë ndryshim janë bërë punimet që po kryhen në stadiumin ku luaneshe ekipi ynë kombëtar, “Elbasan Arena”.  Francis Kahata ishte një nga protagonistët e Tiranës në fitoren 2-1 me Vllazninë në “Qemal Stafa”. Gugash Magani preferoi ta aktivizonte futbollistin kenian titullar, pas qëndrimit për një periudhë të gjatë në stolin e rezervave. – “Pas shumë ndeshjes në stolin e rezervave luajta titullar me Vllazninë, sfidë të cilën fatmirësisht e fituam. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në ndeshjet e mbetura të sezonit, për ta ndihmuar Tiranën që të rrijë objektivat sezonale. Unë mundohem të jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje, pastaj mbetet në dorë të trajnerit,” –  thekson Kahata. Tirana mbetet një nga pretendentet për titullin kampion, sipas tij. “Mjafton t’i fitojmë të gjitha takimet tona për t’u shpallur kampion. Rivali më i fortë? Nuk dua të ndaj asnjë skuadër, sepse të gjitha ekipet luftojnë për titullin.” Sezonin e kaluar keniani arriti të realizonte 3 gola me fanellën bardheblu. Këtë sezon nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës, por nëse Tirana i arrin objektivat, sipas Kahatës, edhe ai do të ketë dhënë kontributin e tij. –  “Është e vërtetë që sezonin e kaluar kam shënuar disa gola që i vlejtën shumë Tiranës, ndërsa tani e kam të vështirë ta gjej rrugën e rrjetës. Por kjo pak rëndësi ka, mjafton që skuadra të fitojë dhe të arrijë objektivat.”

 

Kategoria Superiore

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 31-të

Swiss Digital Mobile Reklama

17/04/2015

Laçi-Teuta                          15:00    

18/04/2015

Vllaznia – Flamurtari           13:00    

Elbasani-Tirana                  13:00    

Skënderbeu-Apolonia        16:00    

Partizani-Kukësi                 16:00    

 

Klasifikimi           

Skënderbeu         63

Kukësi                 62

Tirana                  60

Partizani               59

Laçi                      54

Flamurtari            34

Vllaznia                33

Teuta                   26

Apolonia             19

Elbasani             13

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?