Një shqiptar më shumë në Serinë B: Jam i lumtur te Verona

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Shqipërisë dhe Hellas Verona, titullar në miqësoren kundër Heidenheim, ka folur për kalimin e tij nga ekipi i të rinjve në atë të parë të skuadrës veroneze. Kumulla, i lindur më 8 shkurt të vitit 2000, sezonin e shkuar është thirrur për herë të parë nga ekipi i parë i Hellas Verona në ndeshjen kundër Sampdoria-s në Serie A, por që nuk u vu në fushë. Megjithatë, sezoni i ri e gjën atë pjesë të formacionit të kësaj skuadre, e cila do të marrë pjesë në Serie B për sezonin e ri të futbollit italian.

Qendërmbrojtësi që ka luajtur rregullisht në ekipet U-17 dhe U-19 të Shqipërisë është i lumtur që ka luajtur në miqësoren e parë kundër skuadrës gjermane me fanellën verdheblu, teksa shprehet: “Për mua është kënaqësi e madhe që jam këtu, sepse e kam arritur këtë që nga ekipet e moshave dhe tashmë ndodhem në ekipin e parë të Verona-s. Duhet që të falënderoj trajnerin dhe të gjithë stafin për besimin e dhënë. Do të kërkoj përherë më të mirën duke ia shpërblyer stafit me punë dhe stërvitje maksimale për t’u përmirësuar”.

“Në skuadër kemi shumë lojtarë nga të cilët unë mundem të mësoj më tepër, këshillat nga shokët më ndihmojnë shumë, i pranoj të gjitha ashtu siç janë. Të rinjtë? Kam një raport të shkëlqyer me trajnerin dhe shumë nga djemtë, iu uroj atyre një sezon sa më të mbarë”, tha Kumbulla, të cilin këtë sezon do t’a shohim në Serie B.

Swiss Digital Desktop Reklama

Normalisht që Shqipëria vuan shumë në pozicionin ku luan Kumbulla dhe pse jo, nëse aktivizohet te Verona, Panucci patjetër që do të ketë një alternativë më shumë për të ardhmen kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?