Një vit më parë ishte pranë Bayernit, këtë verë Hudson Odoi afrohet me Dortmundin
Callum Hudson Odoi pritet të transferohet në Bundesligë, por jo te Bayerni. Sulmuesi i talentuar i Chelsea-t, kërkohet me ngulm nga Borussia e Dortmundit dhe duket se së fundi ka dhënë miratimin për t’u transferuar, pasi synon të luajë rregullisht.
Një vit më parë sulmuesi u kërkua me ngulm nga Bayerni i Mynihut, por Chelsea rezistoi dhe nuk e lëshoi talentin, që më pas u penalizua nga dëmtimet dhe nuk arriti të fitojë një vend si titullar në formacionin e Thomas Tuchel.
Ndryshimi i skemës së londinezëve ka bërë që Hudson Odoi të gjejë veten jashtë planeve, pasi është një sulmues tipik krahu, ndaj do të mirëpriste një transferim te Borussia Dortmund.
KOHA JONË SONDAZH

