Njihuni me 7 skuadrat që kanë fituar në shtëpinë e Juventusit (VIDEO)
Napoli do të përballet sonte në mbrëmje me Juventusin në një takim thuajse deçiziv për fatet e titullit kampion, pasi vetëm fitorja do të mbante në lojë skuadrën e Sarrit. Gjithsesi napolitanët janë të vetëdijshëm se në ‘Allainz Stadium’, janë shumë të pakta skuadrat që kanë arritur të dalin triumfuese.
Stadiumi i inauguruar më 8 shtator të 2011-ës, në një miqësore mes Juventusit dhe Notts Countyt, ka shërbyer si një fortesë mjaft e mirë për bardhezinjtë. Që nga ajo periudhë dhe deri më tani, vetëm 7 skuadra kanë arritur të fitojnë ndaj Juventusit në atë stadium, ndonëse janë luajtur mbi 150 takime në këto 7 sezone.
Ja 7 skuadrat e vetme që kanë fituar në ‘Allianz Stadium’:
2012: Juventus-Inter 1-3
2013: Juventus-Sampdoria 1-2
2013: Juventus-Bayern Mynih 0-2
2015: Juventus-Fiorentina 1-2
2015: Juventus-Udineze 0-1
2017: Juventus-Lacio 1-2
2018: Juventus-Real Madrid 0-3
KOHA JONË SONDAZH

