FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me 8 ekipet që kanë shpenzuar më shumë në 10 vitet e fundit në merkato

“La Gazzetta dello Sport” ka publikuar listën e skuadrave që kanë shpenzuar më shumë në 10 vitet e fundit. Në studimin e hollësishëm të botuar nga gazeta prestigjioze italiane, është zbuluar se si 6 klube të mëdha dominojnë tregun e transferimeve.

Siti, Barcelona, PSG, Çelsi, Junajtid dhe Real Madrid kanë investuar më shumë se 7 miliard euro, një shifër që përbën 20% të vëllimit të tregut botëror të merkatos.

Liverpuli dhe Juventusi, lëvizin në më pak se 1 miliard euro në 10 vitet e fundit. Klubi me më shumë shpenzime është PSG me 1.5 miliard euro, i ndjekur nga Barcelona, teksa vendimtare ka qenë shuma 418 milionë euro e shpenzuar në verën e fundit për Nejmar dhe Mbape. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?