Njihuni me ekipin e vetëm që i ka mundur 4 finalistët e Championsit dhe Europa League

Dy finale nga i njëjti komb nuk ishin parë kurrë. Finale e gjitha angleze (duke numëruar dy kompeticionet) kishte ndodhur vetëm dy herë në histori: United-Chelsea në Ligën e Kampionëve në 2008 dhe në Kupën Uefa 1972, mes Tottenham dhe … Wolverhampton.  Në fakt këta të fundit mbajnë një rekord interesant, lidhur me aktualitetin, pasi janë ekipi i vetëm që i ka mundur të katër skuadrat finaliste të këtij edicioni në Champions dhe Europa League: Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal. Të gjitha këto ekipe të mëdha janë dorëzuar në një ndeshje ndaj formacionit të drejtuar nga Nuno Espirito Santo. Një rekord që ka frikësuar së tepërmi tifozët e Liverpoolit para ndeshjes së fundit të kampionatit.

Dita e nesërme do të jetë finalja e madhe e një kampionati të çmendur. Manchester City do të luajë në transfertë ndaj Brighton, ndërkohë që Liverpooli do të presë në “Anfield” Wolverhamptonin e frikshëm. Në fakt “The Reds” kanë fituar sfidën e fazës së parë ndaj tyre, por u mundën në raundin e tretë të FA Cup.

Wolves fituan 2-1 në shtëpi ndaj Chelsea-t në ndeshjen e parë, mundën 3-1 pak pas Krishtlindjeve Tottenhamin, ndërkohë që në prill mundën me një rezultat të ngjashëm edhe Arsenalin. Në këtë mënyrë në 8 ndeshje ndaj skuadrave finaliste në Champions dhe Europa League, kanë fituar dy, barazuar dy dhe kanë humbur dy. 14 pikë që kanë dhënë një kontributë të rëndësishëm për të arritur në vendin e 7-të, pas krahëve të 6 ekipeve të mëdha. Kualifikimi për në Europa League do të varet shumë nga finalja në FA Cup, që Wolves do të luajnë ndaj City-it të Guardiolës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?