FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me formacionin më të mirë të vitit në Premier League

Mançester Siti ka fituar zyrtarisht titullin kampion për këtë sezon, dhe për pasojë dominon edhe në ekipin më të mirë të sezonit. Djemtë e Guardiolës u shpallën zyrtarisht kampionë të këtij sezoni pas fitores 1-3 ndaj Totenhem, që u luajt ditën e shtunë.

Mbrojtësit Kajli Ualker, Nicolas Otamendi, mesfushorët David Silva, Kevin De Bryne dhe sulmuesi Sergio Aguero janë pesëshja që përbëjnë 11-ën më të mirë të vitit që plotësohet nga portieri i Junajid, David de Gea dhe tre yjet e Totenham, mbrojtësin Jan Vertonghen, mesfushorin Kristian Eriksen dhe sulmuesin Harri Kane.

Pas Sitit, “Spursat” janë ekipi i vetëm që kanë më shumë lojtarë pjesë të formacionit më të mirë. Në skuadrën më të mirë të vitit në Premier League nuk mund të mungonte golashënuesi më i mirë, Mohamed Salah. Egjiptiani ka shënuar 30 gola deri më tani me fanellën e Liverpul.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?