Njukasëlli i Benitezit i shkakton humbjen e radhës Arsenalit (VIDEO)
Njukasëll më në fund thyen “mallkimin” në përballjet ndaj Arsenalit duke e mundur sot 2-1. Të dyja skuadrat zbritën pa objektiva në fushën e lojës.
“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh me Lakazet, pas një asist të dhuruar nga Aubamejang. Kundërpërgjigja e vendasve ishte e menjëhershme që në minutën e 29-të me Perez. Në pjesën e dytë, është Ritçi që shënon dhe golin e avantazhit, duke i dhënë 3 pikët e radhës ekipit të tij.
Kjo është humbja e 11 në këtë sezon për Arsenalin, ndërkohë që Njukasëll mori suksesin e 11 sezonal. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

