FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Notarja amerikane vendos rekord botëror

Notarja amerikane Kathleen Baker ka vendosur një rekord te ri botëror në garën e 100 metrave shpinë. Rekordin me parë e mbante notarja kanadeze, Kylie Masse ndërsa tani 21-vjeçarja realizoi kohën 58”00, duke përmirësuar me 10 të mijëtat kohën e mëparshme (58”10) të kanadezes. Baker arriti të shkëputej që në 50 metërshin e parë dhe e mbajti ritmin deri në fund të garës madje duke e rritur shpejtësinë vazhdimisht. “Jam e lumtur për këtë rezultat, që më karikon edhe më shumë në prag të Botërorit. Tani dua të zbres nën 58 dhe e ndjej që mund të notoj edhe më shpejt. Do të vijoj të përgatitem për Botërorin”, tha notarja Kathleen Baker pas garës së zhvilluar në qytetin e Irvine.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?