“Nuk dua të jem më qenie njerëzore”, mundësja bie pre e bullizmit online, gjendet e vdekur në rrethana të paqarta
Një mundëse japoneze, 22 vjeçe është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Japoni.
Hana Kimura u bë shumë e njohur edhe për rolin e saj në një shoë televiziv të Netflix të quajtur Terrace House.
Gjatë ditëve të fundit sportistja deklaroi se ka qenë pre e bullizmit në rrjete sociale.
Në një nga postimet e saj në, ajo shkruan “Dëshiroja që të më jepnin më shumë dashuri. Nuk dua të jem më një qenie njerëzore”.
Vdekja e saj në rrethana ende të paqarta ka bërë që fansat e saj të mendojnë për vetëvrasje, një ngjarje që ende nuk është vërtetuar nga autoritetet.
Ditën e premte ajo gjithashtu publikoi një foto në Instagram me macen e saj dhe me një përshkrim në Japonisht. Ajo shkruan “mirupafshim” por nuk e cilëson se për çfarë e ka. Kjo i ka shtuar më shumë dyshimet e vetëvrasjes.
KOHA JONË SONDAZH

