FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk marrin fund sulmet ndaj Ozil, presidenti i Bayern “shpërthen” keq ndaj tij

Edhe pse Ozil është larguar nga kombëtarja e Gjermanisë sulmet ndaj tij nuk kanë marrë fund.

Tashmë është residenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, që ka shpërthyer në kritika ndaj Ozil.

Hoeness madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se sa herë Bayerni ka luajtur kundër Arsenalit, e ka zhvilluar lojën rreth Ozil, pasi që sipas tij, Mesut ishte pika më e dobët e londinezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i kënaqur që kjo dramë mori fund. Prej disa vjetësh ai ka luajtur në mënyrë katastrofale”, deklaroi fillimisht Hoeness.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sa herë që Bayerni luajti ndaj Arsenalit, ne luajtëm rreth tij sepse e dinim që ai ishte pika e tyre e dobët. Largimin e tij duhet ta shohim në aspekt sportiv: Ozil nuk ka hapësira në Kombëtare sepse nuk e meriton”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?