Nuk përshëndeti tifozët pas ndeshjes, Trashi tregon arsyen

Partizani u mund dje 0-1 nga Skënderbeu në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje të mirë, por në fund nuk ia dolën dot dhe morën humbjen e dytë kundër rivalëve kryesor pas asaj kundër Kukësit. Tifozët vendas në këtë ndeshje mbështetën deri në fund ekipin e tij, por pas ndeshjes, një ndër personat që nuk shkoi për t’i përshëndetur ishte edhe Lorenc Trashi.

Ai u fut direkt në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe nuk shkoi te tifozeria. Diçka e tillë nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të kuq, pasi e kanë marrë si mungesë respekti ndaj tyre. Trashi ka kërkuar falje me anë të një shkrimi në Instagram.

“Nuk dua ta bëj as për shou mediatik, as për t’u justifikuar, por më kanë ardhur shumë mesazhe për pjesën e duartrokitjes në fund për tifozët. Unë personalisht kam hyrë direkt te dhoma e zhveshjes dhe nuk e kam bërë me qëllim diçka të tillë që nuk kam ardhur t’iu përshëndes. Thjesht nuk mund ta pranoja një humbje të tillë dhe ika direkt te dhoma. I kërkoj ndjesë publikisht të gjithë tifozëve, por sinqerisht nuk e kam bërë me vetëdije. E bëj këtë se ndihem disi në faj. Ndjesë veçanërisht ‘Ultras Guerrilsave’“, – shkruan Trashi në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?