Nuk u paraqit në stërvitje, Tottenhami vendos të dënojë Harry Kane
Tottenham nuk ka ndërmend që t’ia lërë rrugën e lirë Harry Kane. Sulmuesi anglez, prej kohësh në qendër të zërave të merkatos, nuk është paraqitur në grumbullimin e skuadrës në ditën e caktuar pas pushimeve. Një veprim që nuk është pritur aspak mirë nga klubi i “Spursa”-ve, të cilët kanë vendosur që ta dënojnë.
Sipas Telegraph, në fakt, sjellja e Kane do të ketë pasoja. 28-vjeçari do të gjobitet dhe shuma do të rritet çdo ditë që lojtari do të mungojë. Manchester City duhet të nxitojë që të arrijë një marrëveshje me Tottenhamin, pasi gjoba e bomberit anglez rritet çdo ditë që kalon.
KOHA JONË SONDAZH

