FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nxirret trupi që ishte në avionin e mbytur ku ndodhej Emiliano Sala

Operacioni për nxjerrjen e trupit nga avioni i mbytur në Kanalin Anglez ka përfunduar me sukses. Avioni Piper Malibu N264DB, që transportonte sulmuesin argjentinas Emiliano Sala dhe pilotin 59-vjeçar David Ibbotson nga Franca për në Cardiff, u zbulua në brigjet e Alderney të dielën në mbrëmje.

Avioni i mbytur ishte në një thellësi prej 67 metrash, ndaj ishte e pamundur nxjerrja e tij. Për këtë arsye, u bë gjithçka ishte e mundur që trupi brenda avionit të nxirrej prej tij pa u dëmtuar, ndërkohë që rrënojat e avionit nuk mund të nxirren në breg.

Nuk është zbuluar ende nëse trupi i nxjerrë prej avionit është i futbollistit 28-vjeçar, apo pilotit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?