Oliver thyen heshtjen: Shumë njerëz më kanë ndalur në rrugë!

Arbitri i çerekfinales së kthimit mes Real Madrid-Juventus, Majkëll Oliver ka thyer heshtjen pas kontestimeve të shumta që ka marrë para disa javësh. Gjyqtari anglez dha një penallti në minutën e fundit për madrilënët, përpara se të dërgonte jashtë me kartonë të kuq Xhanluixhi Bufon për protestat e tij. Çuditërisht ai ka treguar se ka qenë i lumtur pas mesazheve të shumta që i kanë ardhur pas atij vendimi shumë të diskutueshëm.

“Ishin disa ditë të çuditshme. Por ishte diçka e bukur të merrja kaq shumë njerëz si brenda ashtu edhe jashtë sportit, ishin gati të ofronin mbështetjen e tre. Ishte përulëse dhe kishte shumë vlera. Kishte njerëz në rrugë që më afroheshin dhe personazhe të njohur të sportit që më kanë dërguar mesazhe mbështetëse.”

Finalja e Fa Cup? Jam shumë krenar për caktimin në atë ndeshje. Është për të qeshur pasi finalja e parë e FA Cup që kam parë ka qenë ajo e 1994-ës mes Junajtid dhe Çelsit. Dhe tani do të jem ai që do të arbitrojë 24 vite më vonë pikërisht ato dy skuadra”, ka thënë Oliver për faqen e Federatës Angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?