Olsi Rama: Ja kur e kuptova që Partizani ishte për titullin kampion
Titulli kampion që kthehet te Partizani pas 26 vitesh ka shumë protagonistë e mes tyre është edhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, i cili ka ditur të ndërtojë një ekip shumë solid. Ai u shpreh se do të bëhen investime të rëndësishme te të kuqtë në pjesëmarrjen në Champions League.
“Erdha në një klub me traditë, ku pjesa më e madhe e punës ishte bërë. Me ndihmën e presidentit e stafit kurorëzuam një punë që ka kohë që ka filluar me kohë te Partizani. Partizani është një klub i madh dhe mbi të gjithë ka vështirësi që mund të ketë puna në futbollin shqiptar. Partizani ka një tifozeri të madhe dhe njerëz që janë larguar me kohë por shpresoj të kthehen. Humbje do të ketë gjithmonë, rëndësi ka të ngrihesh, ne mësuam nga ajo humbje 5-0 dhe ndryshuam kurse bëmë ndryshime të mëdha në ekip, më i madhi ishte instalimi i një profesionalizmi në raport me respektin, disiplinën e punën.
Nuk ka mbaruar ende, duhet të respektojmë garën dhe do të bëjmë maksimumin për të ngritur trofeun me sukses në Gjirokastër. E kam kuptuar punën që ishte bërë punë në ndeshjen me Mariborin. Më ka bërë përshtypje në ndeshjet e para, që te humbja aksidentale në Korçë në ndeshjen e parë, se ekipi tregoi futboll dhe që ishte në rrugën e mbarë.
Jam tërësisht i përqendruar të shijoj rezultatin e ndeshjes së sotme dha efektin që këto të shijojnë fitoren e një kampionati. Përqindja e lojtarëve që konfirmohen nuk është në agjendën time tani. Puna është gjithmonë për të përmirësuar ekipi, preferoj të punoj me lojtarët që kam, por ku do të ndjehet nevoja, do të hyjmë në merkato si për Champions ashtu edhe për kampionatin e ardhshëm.
Falënderoj Shkodrën se na dha dy fitore në derbi e sot na dha titullin me Çinarin. Nuk i ndaj kurrë lojtarët por dihet kush realizon i merr meritat më të mëdha. Sa për qetësinë, bashkë me presidentin Demi kemi tentuar të jemi të qetë. I kemi dhënë qetësi skuadrës por edhe ajo ne me etikën e punës, gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar dhe shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të shihni përsëri Partizanin e vërtetë. Mendoj që ka vend për rritje cilësie në sezonin e ardhshëm, djemtë e kanë kuptuar që ndeshjet nuk fitohen të dielën, por gjatë punës në fazë përgatitore e stërvitje. Ne kemi punuar për ata, që ata të bënin punën e tyre me qetësi”, tha Rama
KOHA JONË SONDAZH

