OPINION/ Magjia e Bufon dhe leksionet që dha Juventusi në Kupën e Italisë
Juventusi feston dhe ngre sërish Kupën e Italisë me një kapiten legjendar si Bufon, i cili kaloi një tjetër mbrëmje speciale. Bardhezinjtë konfirmuan superioritetin e tyre në futbollin italian. Perla e njëpasnjëshme të një epoke të shkëlqyer:4 Kupa Italie radhazi, në pritje të festimit të titullit të shtatë radhazi. Një natë që i përshtatet me një sezon të mrekullueshëm: tre ngjyrat (flamuri italian) në fanellë të vendosur, finalja e fituar me mënyrë të merituar ndaj Milanit, dhe me keqardhjen për ndeshjen e Championsit në Ligën e Kampionëve, që u vendos nga arbitri në Bernabeo. Fillimisht Benatia, dhe më pas Dagllas Kosta, sërish gol nga mbrojtësi që realizoi dopietë, ndërkohë që “pokerin” e vendosi me autogol Kaliniç. Një ndeshje me një sens unik. Për të bërë diferencën, për të parë vlerat, ka menduar kualiteti i pafund që ka Juventusi.
Përqendrim, krenari, një lexim shkencor në momentet delikate të ndeshjes: bardhezinjtë kanë konfirmuar superioritetin e tyre, aftësinë e tyre për të ndërtuar suksese, të aftë për të mos ta vënë asnjëherë në diskutim. Një Juventus që nuk ka pësuar asnjë gol në Kupë. Dhe kjo është pasqyra e një strukture të përsosur të klubit, e aftë të përfaqësojë një model në Itali dhe jashtë vendit. Nuk ndalen kurrë, ky është slogani. Një Juventus që fiton dhe projekton të ardhmen, pa humbur kohë për të ri-lexuar romanin e tij të mrekullueshëm, duke parë koleksionin e gjatë të trofeve që është fituar që nga viti 2012. Një Juve e bukur dhe e pamëshirshme, e ushqyer me talentin menaxherial të Anjelit dhe të Marotës, nga intuita e Paratiçit dhe nga karakteri i Nedvedit, një lidhje e çmuar mes ekipit dhe klubit. Një Juventus pa rivalë, të paktën deri më tani në Itali. E aftë për të trembur edhe Realin e Madridit. Një kapitull që nis për meritë të Bufon, vendimtar edhe pse është 40 vjeç, besnik ndaj një karriere legjendare.
Krahasimi me Donarumën, ka konfirmuar edhe njëherë se duhet kujdes kur bëhen të tilla vlerësime. Juventini ndërtoi bazat për festën e Kupës me dy pritje për t’u duartrokitur, ndërkohë që gardiani kuqezi bëri dy gabime në golat e 2-0 dhe 3-0. Një Juventus për rekord që nis sigurisht nga Alegri, i aftë për të postuar ekuilibrat me logjikë, me instiktin e tij, me kapacitetin për të ndryshuar modulet dhe futbollistët. Triumfi në Kupë me Higuain në stol dhe Mandzukiç titullar, konfirmoi edhe forcën e këtij trajneri për të bërë gjithmonë zgjedhjet e duhura. Të fitosh: ky është specialiteti i Juves, i cili i ka mësuar të gjithë se Kupës i duhet dhënë një vlerë absolute. Një tjetër leksion.
Nga Drejtori i Corriere dello Sport, Alessandro Vocalelli
Përshtatur në shqip nga Rozalb Lika
KOHA JONË SONDAZH

