Oyarzabal: Chiellini dhe Bonucci nuk më trembin, kemi besim në vlerat tona!
Mikel Oyarzabal nuk ka frikë nga Italia. Sulmuesi i Spanjës, i cili foli në konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen kundër Të Kaltërve, komentoi kështu gjysmëfinalen e “Euro 2020”.
“Do të jetë një ndeshje e komplikuar, Italia ka treguar se është në nivele të larta dhe arrin në një moment të shkëlqyeshëm. Por edhe ne po bëjmë mirë, duhet të mendojmë vetëm për Spanjën dhe të qëndrojmë të përqendruar.
Nëse i bëjmë gjërat mirë, kemi një shans për të fituar. Chiellini dhe Bonucci nuk më trembin, dua të shënoj. Italia ka një skuadër të vlefshme, por ne sigurisht nuk jemi inferiorë. Ne kemi besim dhe duhet të besojmë në veten tonë, si dhe në punën tonë dhe në parimet tona të lojës“, tha Oyarzabal.
KOHA JONË SONDAZH

