Pa 40% të ekipit në dispozicion, Shehi “qan” mungesat

Skënderbeu-Partizani nuk është një sfidë si gjithë të tjerat, është një ndeshje e cila në vitet e fundit është shndërruar në një klasike, një sfidë e cila ka përcaktuar jo pak mbi fatet e titullit kampion.

Pas një fazë përgatitore ku gjërat shkuan keq e më keq, Partizani është kundërshtari i duhur për ti dhënë sezonit të Skënderbeut një impuls të ri.

Orges Shehi është i qartë teksa thekson se kjo sfidë ka rëndësi të dyfishtë për shumë arsye:

Swiss Digital Desktop Reklama
Pa 40% të ekipit në dispozicion, Shehi “qan” mungesat

“Për të folur për rëndësinë e kësaj ndeshje është e kotë, luajmë kundër një rivali direkt, vijmë pas një periudhe jo shumë të mirë, kjo e bën dyfish të rëndësishëm këtë takim”

Swiss Digital Mobile Reklama

 Nëse kthen vështrimin pas, Shehi bëhet me dhimbje koke, pasi në këtë sfidë duhet të bëjë pa 40% të skuadrës:

“Lojtarët e dëmtuar kanë qenë pjesë e ekipit kryesor, shto këtu edhe mungesën e Alitit për shkak kartonësh, duhet të bëjmë pa 40% të skuadrës”. 

Pavarësisht rëndësisë së këtij takimi, kjo për Shehin nuk është ndeshja e cila vendos fatet e sezonit.

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?