“Pa bërë këtë gjë, Salah nuk krahasohet me Mesin dhe Ronaldon”
Mohamed Salah ka shënuar 43 gola këtë sezon me Liverpulin në të gjitha kompeticionet, por ka edhe nga ata specialistë të cilët ende nuk janë të bindur se ai është në nivelin e Mesit dhe Ronaldos. Njëri prej tyre është edhe ish-mesfushori i njohur i Mançester Junajtid, Roi Kin, i cili ka komentuar formën e egjiptianit për kanalin shtetëror “ITV”.
“Unë gjithmonë shikoj se sulmuesit që luajnë mirë, krahasohen me Ronaldon dhe Mesin. Kështu po ndodh tani edhe me Salah. Por, mendoj se ende duhet të fitojë një, ose dy trofe me klubin e tij, në fund të sezonit. Një kohën time kam luajtur me lojtarë sulmues, që shënonin 25-30 gola në sezon, si Duajt Jork, Endi Kol, por ne duhet të fitonim trofe.
Liverpuli nuk e ka bërë këtë ende. Nëse përfundon duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Salah shënon në finale, atëherë të fillojnë t’ia japin çmimet. Mendoj se ai duhet të bëjë ende pak më shumë, që të ngrejë me duart e tij një trofe në nivel klubi”, u shpreh Roi Kin.
KOHA JONË SONDAZH

