Paditet si terrorist nga gazetari Myftaraj, Ballist Morina: Po luftojmë për Shqipërinë

Ballisti Morina, tifozi i famshëm i Kombëtares Shqiptare, i cili akuzohet nga serbët si autor i mundshëm i lëshimit të dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike mbi qiellin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri që u ndërpre për shkak të incidenteve, e sheh veten tashmë të paditur nga një shqiptar, nën akuza tepër të rënda. Ismail Morina, ose i njohur me nofkën Ballisti, ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, duke iu kundërpërgjigjur gazetarit Kastriot Myftarajt, pas kallëzimit penal që i bëri Morinës. Myftaraj e ka cilësuar veprën e Ballistit, si veprim terrorist duke iu referuar ngjarjes e cila ka ndodhur në ndeshjen Serbi – Shqipëri. – “Por Shqipëria do të rrojë. Për të. Për të luftojmë ne”, ishte mesazhi i shkruar në ‘Facebook’.  Kastriot Myftaraj ka kallëzuar penalisht Ismail Morinaj (Ballist Morinën) për :

1. Vepra me qëllime terroriste.

2. Provokim i luftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Poshtërimi botërisht i republikës dhe simboleve të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?