FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult: Gara për vendin e dytë ende e hapur, Guri gati për në Europë

Në një prononcim për “Supersport”, trajneri i Kukësit, Peter Pakult është shprehur i kënaqur nga loja e skuadrës dhe ka komplimentuar lojtarët.

“Të them të drejtën nuk kam pritur një rezultat të tillë pasi Partizani ka qenë në formë ndeshjet e fundit dhe ka marrë rezultate të mira. Morëm një fitore shumë të rëndësishme. Nuk e kemi blinduar ende vendin e dytë pasi mund të ndodhë gjithçka. Rëndësi ka që kemi thelluar diferencën por ka edhe shumë ndeshje të tjera.

Sot e kishim të detyruar të luanim më mirë se ndeshjet e kaluara dhe mendoj s enë pjesën e parë arritëm të shënonim golat dhe kontrolluam ndeshjet e kjo solli që të bënim një lojë të mirë pjesën e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i zhgënjyer për faktin se Nexhipi ka luajtur te Partizani dhe jam i mërzitur që i solla këtë humbje por tani jemi te Kukësi. Sa i përket Gurit, ai po bën një punë të mirë dhe po rritet dhe besoj se është i gatshëm të luajë në një kampionat tjetër. Duhet ta komplimentoj ekipin për lojën e skuadrës pasi Guri nuk mund të luajë i vetëm”, u shpreh Pakult

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?