FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult: S’më interesojnë miqësoret, po punojmë për disa përforcime

Trajneri i ri i Kukësit, Peter Pakult, ka folur për ndeshjet miqësore që do të luajë ndaj skuadrave turke. Austriaku është shprehur se për të nuk kanë rëndësi rezultatet në këto ndeshje por rezultatet në sfidat e kampionatit.

“Për ne nuk është me rëndësi se çfarë rezultatesh do të marrim në ndeshjet miqësore por rezultatet që do të marrim gjatë sezonit. Kushtet e stërvitjes këtu janë shumë të mira dhe ne jemi me fat që erdhëm të parët këtu dhe po shfrytëzojmë fushën në kushte të mira”.

Trajneri i Kukësit është shprehur se ekipi po punon mirë. Por ai thotë se ka nevojë për disa përforcime dhe shpreson që shumë shpejt t’i ketë në skuadër këto përforcime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i kënaqur me ekipin me punën që po bën gjatë këtyre ditëve. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe ta mbajmë këtë ritëm. Të them të drejtën nuk dua të bëj diferencë mes futbollit në Austri, Gjermani apo vende të tjera ku kam punuar. Unë dua të punoj këtu, të shoh ekipin tim, ekipet kundërshtare dhe ta përgatisim ekipin për një start të mirë të sezonit. Gjithashtu po punojmë për disa përforcime dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi këto lojtarë”, tha Pakult për faqen zyrtare të klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?