Pakult tërbohet me gjyqtarin: Nuk e kuptoj përse nuk dha penallti? (VIDEO)
Trajneri i Kukësit, Peter Pakult është shfaqur i revoltuar në përfundim të ndeshjes për një episod të dyshimtë në minutën e 80-të, teksa Guri u pengua në zonë nga Qaqi.
“Mendoj se nuk ka çfarë të flitet pasi gjyqtari ka parë çdo gjë, është e pakutimtë dhe skandaloze se si nuk e dha penallti. Të them që asnjëherë nuk flas për arbitrat, as për këtë ndeshje nuk desha, por nuk e kuptoj pse nuk na dha penallti.
Sot arritëm të mbanin rrjetën e paprekur, por mendoj se po të shfrytëzonim rastet do të ishte ndeshje ndryshe. Jam i sinqertë, e di që Laçi krijoi mundësi dhe ishim të aftë edhe që nuk pësuam. Por lojtarët e sulmit duhet të bëjnë më tepër në finalizim që të arrijmë objektivat që kemi. Është fakt se sot erdhëm me mungesat e Rrumbullakut dhe Shametit, lojtarë kyç në ekipin tonë.
Kemi pasur probleme me dëmtimet në ndeshjet e fundit, mendoj se deri në fund do të ndryshojnë gjërat dhe do të bëjmë më mirë. Kemi punuar shumë për të arritur deri këtu dhe do të vazhdojmë të punojnë kështu që deri në fund t’ia arrijmë qëllimit tonë”, tha strategu austriak.
KOHA JONË SONDAZH

