Pakult: T’i shtyjmë festën Skënderbeut, ja dallimi mes Gurit dhe Soue

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka folur sot në konferencën e zakonshme për shtyp para super ndeshjes së kësaj fundjave ndaj Skënderbeut. Strategu austriak ka theksuar se ekipi i tij do mundohet që t’i shtyjë festën e titullit korçarëve.

“Duam të shtyjmë festën e Skënderbeut, edhe pse e ka merituar plotësisht këtë sezon. Na duhen ende disa pikë dhe shpresoj t’i marrim. Të dielën nuk do shkojmë në Korçë për t’i uruar titullin Skënderbeut, por për t’i shtyrë festën. Duhet të rikthehemi te loja që kemi bërë në muajt e parë të vitit, me shumë pasime. E uroj Dajën për titullin, sepse nuk do ta humbasin, por nuk shkojmë në Korçë për të marrë pjesë në festën e tyre.

Dëmtimet- “Kemi pasur mungesa si Shameti dhe Dzaria, që kishte probleme. Rrumbullaku po stërvitet me ekipin, por kemi treguar se edhe lojtarët që kanë zëvendësuar, kanë bërë shumë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koliçi- “Do jetë i dobishëm sezonin tjetër, pa asnjë dyshim. Në një moment mora një vendim që më takon mua. Për fat të mirë, zëvendësimi që bëra në portë ishte pozitiv, por jam i lumtur që kam Frashërin dhe Koliçin në skuadër, pasi janë shumë të mirë të dy. Nuk kam marrë vendim kundër Koliçit, por kam bërë diçka për të mirën e ekipit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Soue dhe Guri- “Të dy janë shumë të mirë dhe të sigurt me topin, kanë shumë nuhatje të dy. Guri ka përparësi më tepër në zonën brenda, pasi lëviz më shumë dhe bën gjëra të papritura, si golat me Luftëtarin apo me Flamurtarin. E nxjerr golin nga hiçi. Soue shënoi dy gola në Kukës, ku i pari ishte me një lëvizje shumë të bukur. Një sulmues si Soue çdo trajner do ta donte në ekipin e tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?