FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult: Titulli i Skënderbeut, s’ka eksperimente ndaj Lushnjës

Peter Pakult nuk beson aspak se Lushnja do të tolerojë Kukësinë në ndeshjen e së shtunës në “Zeqir Ymeri”. Trajneri austriak, duke patur parasysh edhe barazimin e “lagunarëve” me Partizanin, nuk pranon se do të bëjë eksperimente.

“Kaloi një javë nga ndeshja e kaluar dhe jemi të kënaqur që arritëm të fitonim në Korçë. Kemi disa probleme në ekip me lojtarët, por pa marrë parasysh si janë gjërat, duhet të marrim pikët nesër. Na mungojnë Kale dhe Alla me kartonë.

Kemi pasur një bisedë me ekipin, pasi dihet sa të vështira janë këto ndeshje si me Lushnjën. Çdo ekip që ka luajtur me Lushnjën, ka fituar me vështirësi dhe nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën. Mendoj se edhe ata që kam në stol do të jenë të gatshëm të japin më të mirën, pasi e kanë bërë deri tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

11 pikë ndaj Skënderbeut? Unë e kam uruar Skënderbeun. Edhe pse në futboll ndodhin shumë të papritura, e kam thënë se Skënderbeu e ka fituar titullin. Sa i përket Europës, kemi filluar të mendojmë, por po mendojmë më shumë në përgjithësi

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktivizimi i të rinjve? Të them të drejtën, duhet të shohim si shkojnë gjërat nesër. Deri kur të jetë çdo gjë e siguruar, nuk do të eksperimentoj shumë”, tha Pakult.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?